​“Debat n’shilte’, premtohen 1.5 milion euro për rininë

Kosova

​“Debat n’shilte’, premtohen 1.5 milion euro për rininë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 14:46
​“Debat n’shilte’, premtohen 1.5 milion euro për rininë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi në kuadër të Muajit të Rinisë, sot mori pjesë në aktivitetin me të rinj “Debat n’shilte”, organizuar nga MKRS dhe OJQ Together Intiative for Progress, me temën “Sfidat e rinisë në kohën e pandemisë”.

Ajo me këtë rast foli për rëndësinë e organizimit të shoqatave te të rinjtë dhe OJQ-ve të ndryshme, duke thënë se për rininë janë paraparë 1 milion e 500 mijë euro, dhe se një pjesë e tyre janë shpërndarë nëpër organizata të ndryshme.

Dumoshi: 1 milion e 500 mijë euro për departamentin e rinisë

“Ne për rininë kemi paraparë 1 milion e 500 mijë euro, por një pjesë e madhe e organizatave jo qeveritare është përmbushur me programin tonë. Ne kemi menduar që 1 milion e 500 mijë euro që i takojnë departamentit të rinisë, këtë ta bëjmë me punësimin e të rinjve dhe për të rinjtë që janë regjistruar në zyrën e punësimeve. Shumë të rinj që kryejnë fakultetet dhe asnjëherë nuk marrin pjesë në një konkurs, sepse përvoja e punës është e para që kërkohet dhe kështu gjithmonë mbeten mbrapa. Qeveria e Kosovës do ta ndihmojë edhe sektorin privat dhe të rinjtë do të jenë pjesë e organizatave ku do t’iu ndihmojmë financiarisht, do ta kenë pagën e tyre”, ka thënë Dumoshi.

Dumoshi ka bërë thirrje që të rinjtë të marrin trajnim dhe pastaj të konkurrojnë për grante nga MKRS-ja.

Dumoshi: Janë paraparë 400 të rinjtë t’i bëjmë ndërmarrës

“Ne e kemi tash shumën totale që në kohë pandemi i kemi mbështetur shumë organizata, me mbi 820 mijë euro, përveç kësaj është projekti i ndërmarrësisë i cili është i shkëlqyeshëm, dhe ka qenë një befasi e madhe. Ne i kemi paraparë 400 të rinjtë t’i bëjmë ndërmarrës të rinj që ta marrin këtë trajnim, pastaj të kthehen me plan biznesi të cilin e hartojnë, të konkurrojnë dhe të marrin grandin nga ministria dhe ata të fillojnë një punë të tyre”, ka thënë Dumoshi.

Ministrja Dumoshi u shpreh se qëllimi i saj si ministre është t’u jepet rast të rinjve që të hyjnë në institucione dhe të shohin punën nga afër.

Ajo tha se kanë programin e edukimit joformal duke shtuar se me këto programe i përgatisin te punësuarit se si të shkruhet një projekt dhe CV.

Në anën tjetër, Edis Prapashtica, përfaqësues i Zyrës rajonale për bashkëpunim Rinor (RYCO), tha se Qendra e të rinjve të Prishtinës do të jetë urë-lidhëse dhe do t’i mbajë disa trajnime se si ata të kenë qasje në kuadër të thirrjes për vetëpunësim ose ndërmarrësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat