Vdes punëtori i Komunës së Deçanit

Kosova

Vdes punëtori i Komunës së Deçanit

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Ka vdekur Haki Mushkolaj, punëtor i Komunës së Deçanit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të punëtorit shumëvjeçar të Komunës së Deçanit, Haki Mushkolaj. Hakiun do e kujtojmë si një burrë të urtë, të sjellshëm dhe të respektuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mushkolaj, të gjithë miqëve dhe kolegëve”, ka shkruar Ramosaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat