Lajm i mirë: Zemaj e konfirmon se Spitali i Vushtrrisë i kthehet punës normale

Kosova

Lajm i mirë: Zemaj e konfirmon se Spitali i Vushtrrisë i kthehet punës normale

Nga: A.Morina Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:05
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se komiteti menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, pas vlersimeve të veta profesionale ka konstatuar se Spitali i Vushtrrisë, mun të i kthehet punës normale.

“Ndërsa komiteti tashmë pas vlersimeve të veta profesionale konstaton se bazuar në situatën aktuale, Spitali i Vushtrrisë duhet t’i kthehet punës normale, pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me Covid, transportohen brenda 3 dite, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK”, ka deklaruar Zemaj, përcjell “Bota sot”.

Zemaj ka bërë të ditur se transporti i pacientëve nga Spirali i Vushtrrisë fillon nga dita e sotme.

Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, disa muaj më parë vendosi që Spitalin e Vushtrrisë ta shndërrojë tërësisht në spital për pacientët e sëmurë me COVID-19.

Postimi i plotë

Nga 664 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, raste pozitive janë 43 .
Kjo dëshmon më së miri se me angazhimin e të gjithëve në përgjithësi por të Ministrisë së Shëndetësisë në veçanti është duke u bërë e pamundura që virusi të menaxhohet dhe asesi të mer këmbë.

Ndërsa komiteti tashmë pas vlersimeve të veta profesionale konstaton se bazuar në situatën aktuale, Spitali i Vushtrrisë duhet t’i kthehet punës normale, pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me Covid, transportohen brenda 3 dite, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK.
Transporti i pacientëve nga Spirali i Vushtrrisë fillon nga dita e stome.

Po ashtu janë bërë edhe përgatitjet e nevojshme për rifillim të punës në ambulancat specialistike në ShSKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat