Agron Perquku emërohet Drejtor të Inspektoratit Komunal në Vushtrri

Kosova

Agron Perquku emërohet Drejtor të Inspektoratit Komunal në Vushtrri

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:20
Foto nga takimi

Agron Perquku emërohet Drejtor të Inspektoratit Komunal në Vushtrri.

Këtë e bëri të Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se Agroni ka qenë pjesë e ekipit të ngushtë në fushatën e fundit lokale, ndërsa përvoja e tij në 2 mandate në Asamblenë Komunale do të tregohet me suksese në angazhimin e ri.

Postimi në Facebook:

Sot, me propozim të degës së LDK në Vushtrri, kam emruar z. Agron Perquku, Drejtor të Inspektoratit Komunal.

Në një ceremoni solemne, Drejtori i deritashëm, Rrahim Ajeti e ka dorëzuar detyrën. I jam mirënjohës përjetësisht për angazhimin, lojalitetin dhe punën profesionale Drejtorit Rrahim Ajeti. Puna e tij dhe e inspektorëve në kohën e pandemisë Covid 19, ka shpëtuar jetë! Do të vazhdojmë bashkë në detyra dhe angazhime të reja!

Agroni ka qenë pjesë e ekipit të ngushtë në fushatën e fundit lokale, ndërsa përvoja e tij në 2 mandate në Asamblenë Komunale do të tregohet me suksese në angazhimin e ri.

Vazhdojmë bashkë për #qytetinqëduam?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat