Konfirmohen 9 raste të reja me COVID-19 në një shkollë në Vushtrri, mësimi vazhdon online

Kosova

Konfirmohen 9 raste të reja me COVID-19 në një shkollë në Vushtrri, mësimi vazhdon online

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:29
Foto Ilustrim

Nëntë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Shkollën Fillore të Mesme ‘Andon Zako Çajupi’, në Vushtrri.

Kjo gjë u bë e ditur nga institucioni shkollor,ku u theksua se si pasojë e kësaj mësimi do të vazhdojë online.

“Pasi në shkollën tonë deri më tani janë konfirmuar 9-te raste me COVID-19 dhe me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të IKSHPK-së, shkolla jonë kalon nga skenari A në skenarin C (mësim online) për dy javë, që nga dita e nesërme e martë 20.10.2020”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Gjithashtu u theksua se për çdo ndryshim, njoftimi do të bëhet me kohë.

Gjatë 24 orëve në vend janë konfirmuar edhe 118 raste të reja me COVID-19, duke quar kështu numrin e përgjithshëm  të të infektuarve në 17 mijë e 9 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat