Klasa pa mësues në Vushtrri: Nxënësit i mëson kush të gjen kohë

Kosova

Klasa pa mësues në Vushtrri: Nxënësit i mëson kush të gjen kohë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Shkolla “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” në fshatin Pantinë është përuruar tash së fundmi, mirëpo këtij objekti po i mungon kuadri arsimor.

Klasa e tretë, nga fillimi i këtij viti nuk ka mësues fare. Ata i mëson nganjëherë një mësuese e klasës së parë, e nganjëherë kush të gjejë kohë.

Një prind i ka thënë “Jepi zë” se fëmijën e tij dhe të tjerët, po i mëson kushdo që mundet.

Kjo, sipas tij, do të bëjë që fëmijët të mbesin mbrapa me mësime dhe natyrisht që paraqet shqetësim për të dhe prindërit e tjerë.

“Pershendejt deshta te boj edhe un i ankes ne fshatin Pantine komuna e Vushtrris ne shkollesn Gjergj Kastrioti -Skenderbeu, ne Pantine nxensit e klases se 3 jan pa mesuese prej fillimit te kti vitit, nuk kan mesuese, nxensit i meson msusja e klases pare e her kusht te mundet femijet po jesin mbrapa me mesime , ka thënë prindi.

Duhet theksuar se ky fenomen i mungesës së personelit mësimor po i përcjell edhe disa shkolla të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat