Ramosaj: Mori fund bllokada e paqëndrueshme rreth ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë

Kosova

Ramosaj: Mori fund bllokada e paqëndrueshme rreth ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 13:39
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për përdorimin e rrugëve që kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, duke thënë se mori fund bllokada e paqëndrueshme rreth ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.

Ramosaj ka bërë me dije se me këtë marrëveshje, Deçani do të procedojë me rehabilitimin/shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë e tyre ekzistuese, si rrugë lokale duke e përfshirë këtu edhe transportin e mallrave dhe kafshëve si nevoja të banorëve dhe familjeve që shfrytëzojnë bjeshkët për gjatë Grykës së Deçanit.

“Me të njëjtën dinamikë të sinkronizuar, do të rehabilitohet edhe rruga e bypass, duke i dhënë fund një bllokade të paqenë të refuzimit të paarsyeshëm të ndërtimit të rrugës, hapjen e perspektivës ekonomike lokale, realizimit të lirisë së lëvizjes për banorët e Deçanit veçanërisht, dhe lidhjes ndërkombëtare ndër-shtetërore me Plavën”, ka shkruar Ramosaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat