Malisheva përfituese e katër kampioneve për grumbullimin e mbeturinave-donacion nga Japonia

Kosova

Malisheva përfituese e katër kampioneve për grumbullimin e mbeturinave-donacion nga Japonia

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 15:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Malishevës, është përfituese e katër komionëve për grumbullimin e mbeturinave, donacion nga Qeveria Japoneze. Kamionët e dhuruar sot janë pronë e komunës dhe do të jenë në shërbim të grumbullimit të mbeturinave. Donacioni është dhënë nga ambasadori i Japonisë në Kosovë, Mitsunori OGASAWARA, ndërsa është pranuar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Milazim MORINA.

Ceremonia e pranim dorëzimit të donacioni është zhvilluar në hapësirat e “EKO Regjionit” në Prizren.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim MORINA, e ka falënderuar popullin dhe shtetin japonez, për këtë donacion shumë domethënës për mirëmbajtjen e ambientit në Komunën e Malishevës. “Ju jemi mirënjohës për këtë donacion dhe ju falënderoj në emër të Komunës së Malishevës dhe të kryetarit të komunës, Ragip BEGAJ. Ky donacion ka vlerë të madhe për ne”, ka thënë mes tjerash drejtori Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat