Nesër mbyllet java botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor

Kosova

Nesër mbyllet java botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”, të dielën do ta bëjnë mbylljen e javës botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor.

Ky aktivitet shënohet në sheshin "Zahir Pajaziti", në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:30.

Në kuadër të kësaj fushate janë organizuar një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të shënuar këtë Ditë ndërkombëtare, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur një automjet të aksidentuar me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve që mos të jenë pjesë e statistikave në aksidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat