Në Fushë Kosovë 578 raste aktive me koronavirus, 24 të vdekur nga fillimi i pandemisë

Kosova

Në Fushë Kosovë 578 raste aktive me koronavirus, 24 të vdekur nga fillimi i pandemisë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Komuna e Fushë Kosovës është ndër më të prekurat në këtë fazë të dytë të pandemisë së coronavirusit.

Zëdhënësi i komunës, Ali Topalli thotë se Fushë Kosova po ballafaqohet me një gjendje mjaft të rëndë.

“Mund të them se nga fillimi i pandemisë deri më tani kemi 1,533 raste me COVID-19. Raste aktive janë 578, ndërsa për fat të keq kemi 24 të vdekur”, tha ai.

Topalli thotë se shpresa është që masat e reja do ta zbusin situatën edhe në këtë komunë sa i përket infeksioneve të reja me coronavirus.

“Qytetarët e kanë kuptuar këtë situatë dhe është në të mirën e tyre që të respektojnë këto masa qeveritare”, tha ndër të tjera Ali Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat