Brenda 24 orëve u shëruan 353 pacientë nga koronavirusi

Kosova

Brenda 24 orëve u shëruan 353 pacientë nga koronavirusi

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 21.396 raste.

Me shifrat e fundit numri i rasteve aktive është 12.618.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 vdekje si pasojë e COVID-19 dhe 645 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 926 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat