16 ditë aktivizëm kundër dhunës, mbahet uebinari i parë në Londër

Kosova

16 ditë aktivizëm kundër dhunës, mbahet uebinari i parë në Londër

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:22
Mbahet uebinari i parë në Londër

Këtë fundjavë, në Londër ka filluar uebinari i parë me temën "Gruaja, Dhuna në Familje dhe Shëndeti Mendor”.

Uebinari është organizuar si pjesë e aktivizimit 16 ditësh kundër dhunës ne baza gjinore.

"Të gjithë së bashku mundemi ta parandalojmë dhunën ndaj gruas, dhe dhunën në familje, për një të ardhme më të shëndetshme mentale të grave, fëmijëve dhe familjes”, tha, Rema Duli, ideatore e projektit aktual dhe udhëheqëse e shumë projekteve për familje dhe të rinjtë në Kosovë e Angli.

Ndërkaq "Gratë për Gratë" është nismë e re e iniciuar pikërisht nga Rema Duli, nga Organizata, KAYAV- Kosovar Albanian Youth Against Violence, në Londër, në bashkëpunim me shumë gra shqiptare, udhëheqëse organizatash në fuqizimin ekonomikë të gruas shqiptare, psikologe, terapiste familjare, shkrimtare, opinioniste, lobuse për të drejtat e gruas shqiptare nga gjitha trojet shqiptare; Diaspora, Kosova dhe Shqipëria.

Uebinari u hap me 28 nëntor nga Arrita Gjakova - e ngarkuara me punë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Uebinari (në Zoom) vazhdon edhe të dielën derisa do të Dhuna në Familje dhe pasojat në shëndetin mendor të gruas, në kapacitetin prindëror dhe mirëqenien e fëmijëve. Në këtë uebinar, folëse do të jenë, Luljeta Aliu nga INJEKT, Kosovë, Vlora Hoti, United Womens Association, Kosovë, Violeta Berisha- Ambasadore e Paqes dhe Unitetit për të drejtat e gruas Elona Zhana, nga Belgjika, shkrimtare dhe publiciste, Vlora Pireva, aktiviste për të drejtat e grave shqiptare në Kosovë dhe Angli dhe Buqe Paqarada, drejtuese e një platforme në ALB UK, " Fol Shlirë" në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat