Moti gjatë fundjavës

Kosova

Moti gjatë fundjavës

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 20:48
Ilustrim

Në fundjavë mbetet mot kryesisht me mjegull ose vransira të ulëta. Në fillim të javës me vransira, ditën edhe intervale me diell. Temperaturat gradualisht në rritje.

18.12.2020 - Ditëve të fundjavës vendi ynë mbetet nën dominim të fushave anticiklonike, e parashihet që në pjesët e ulëta të mbeten kushte për mjegull ose vransira të ulëta. Megjithëse sipër shtresës së mjegullës ditën e diel do të ketë shtim të vransirave.

Fusha ciklonike ditën e diel depërtojnë mbi Mesdhe nga Afrika veriore, që mund të sjellin kushte për të reshura shiu edhe përgjatë bregdetit shqiptar ditën e hënë. Këto kushte mund edhe të zhbllokojnë këtë situatë meteorologjike mbi vendin tonë, kur gjatë ditës mund të ketë edhe intervale me diell, mirëpo orëve të mëngjesit mbesin kushte për mjegull.

Në pjesën e dytë të javës priten mundësi edhe për të reshura shiu, e sipas disa modeleve mund të priten edhe reshje bore në fundjavën e ardhshme.

Ndotësit ajror do të mbeten të rritur edhe ditëve në vijim, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, mirëpo gjatë ditës mund të zbres edhe në vlera mesatare.

19.12 - Nëpër ultësira kryesisht me mjegull ose vransira të ulëta, me mundësi për intervale me diell gjatë ditës. Në vise kodrinoro-malore kryesisht me diell..

20.12 - Kryesisht me vransira. Nëpër ultësira kryesisht me mjegull/vransira të ulëta, e vende-vende mund të mbetet edhr përgjatë ditës..

21.12 - Përgjatë ultësirave në mëngjes kryesisht me vransira të ulëta ose mjegull. Ditën kryesisht me vransira, e që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

22.12 - Në mëngjes mjrgull ose vransira të ulëta përgjatë ultësirave. Ditën vransira dhe intervale me diell.

23.12 - Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull, ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -1C deri 2C, e temperaturat maksimale gradualisht do të rriten në 7C deri 10C.

Era fryn lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies nga java e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat