Ndryshon moti, sot shi dhe borë

Kosova

Ndryshon moti, sot shi dhe borë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 07:11
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë të premtes vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë në prishjen e ekuilibrit termik në të dy vlerat ekstreme.

Nga ana tjetër vranësirat të cilat gjenden për momentin mbi territorin tonë do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore.

Dita e premte do të vazhdojë të mbetet me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-11gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-9m/s.

Moti 25 dhjetor - Mot i butë, kryesisht me vransira, nga Dukagjini vende-vende edhe me erë. Pasdite së pari në perëndim të vendit priten reshje shiu, e më vonë në mbrëmje reshje lokale shiu priten edhe në pjesë të tjera të vendit. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 14C, e në vise malore 3C deri 8C. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja 3-7m/s, e në Dukagjin nga jugperëndimi 7-14m/s. Indeks UV 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat