VV në Podujevë ka takuar fermerët llapjan

Kosova

VV në Podujevë ka takuar fermerët llapjan

Nga: A.SH Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:01
Foto nga takimi

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka takuar fermerët llapjan. Ata ishin në fshatin e Dyzit atje ku janë prodhuesit të jashtëzakonshëm të kulturës së mjedrës dhe boronicës.

"Ata deklaruan se Lëvizja Vetëvendosje!, do të jetë gjithmonë përkrah fermerëve, dhe do i mbështesë në çdo rrugëtim të tyre".

Postimi në Facebook:

Takimi me fermerët llapjan është çdoherë i begatshëm

Dyzi njihet si një prej fshatrave që janë prodhues të jashtëzakonshëm të kulturës së mjedrës dhe boronicës, jo vetëm në komunën tonë, por edhe me gjerë në Kosovë.

Familja e Isak Kutllovcit hapi dyert e fermës për deputet e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!, Fatmir Humolli, Fitim Haziri, Driton Hyseni dhe Vendenis Lahu, të shoqëruar edhe nga Drejtori i Bujqësisë, Vigan Salihu.

Salihu premtoi mbështetje të vazhdueshme për fermeret Llapjan, ndërsa deputetët diskutuan për rëndesinë e mjedrës dhe boronicës.

Ata deklaruan se Lëvizja Vetëvendosje!, do të jetë gjithmonë përkrah fermerëve, dhe do i mbështesë në çdo rrugëtim të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat