Kurti kujton aktivistin e vdekur të VV-së: Ishte një vit i gjatë ky pa Dodën

Kosova

Kurti kujton aktivistin e vdekur të VV-së: Ishte një vit i gjatë ky pa Dodën

Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:26
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti, në njëvjetorin e vdekjes ka përkujtuar aktivistin e këtij subjekti, Hysni Hyseni.

“Njeri i dashur dhe i drejtë, punëtor dhe i guximshëm, e mbi të gjitha ishte atdhetar i paepur që e donte vendin e vet pa hile”.

“Ai nuk e kurseu veten as në protesta kundër padrejtësive, e as në punë të mira për qytetin e vet.

I barabartë mes nesh e shembull për ne të gjithë. Zoti e shpërbleftë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat