Osmani ngushëlloi Familjen Sadiku

Kosova

Osmani ngushëlloi Familjen Sadiku

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:49
Vjosa Osmani

U. d presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani i ka dërguar telegram ngushëllimi Familjes Sadiku, me rastin e vdekjes së gazetarit Bedri Sadiku.

Osmani ka thënë se  kja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, farefisin dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve.                                                                         

Telegrami i plotë i u. d presidentes Osmani për familjen Sadiku:

E nderuar Familje Sadiku,  

Ikja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për ju, farefisin dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve. 

Me punën e tij, ai tejkaloi dimensionin e të qenit vetëm gazetar.

Ai ishte njeri i mirë dhe profesionist që la pas trashëgiminë e njeriut të angazhuar për të vërtetën!

Familjes, ngushëllime. Bedri Sadiku u prehtë në paqe!         

I përhershëm qoftë kujtimi për të!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat