Së shpejti themelohet Kompania Publike Lokale “Kastrioti” SH.A.

Kosova

Së shpejti themelohet Kompania Publike Lokale “Kastrioti” SH.A.

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:57
Pamje nga takimi

Nën kryesimin e Ministrit së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj sot është mbajtur takimi i Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike.

Në këtë mbledhje është vendosur që t’i procedohet për votim Qeverisë së Republikës së Kosovës, kërkesa e Komunës së Obiliqit për themelimin e Kompanisë Publike Lokale “Kastrioti” SH.A, që do të merret kryesisht me shërbime të mirëmbajtjes së ambientit dhe natyrës si dhe shërbime të tjera në komunitet.

Kompania aksionar të vetëm do ta ketë Komunën e Obiliqit.

Idenë e themelimit të Kompanisë Publike Lokale “Kastrioti” SH.A, e prezantoi kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili i pranishëm në takimin e Komisionit Ndërministror, i cili foli për rëndësinë që ka krijimi i kësaj ndërmarrjeje për Komunën e Obiliqit dhe për komunitetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat