​Policia: Kujdes gjatë ngasjes në rrugë të mbuluar me borë dhe ngrica

Kosova

​Policia: Kujdes gjatë ngasjes në rrugë të mbuluar me borë dhe ngrica

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:38
Foto ilustruese

Policia ka bërë thirrje ngasësve të automjeteve që të bëjnë kujdes në rrugë përshkak të reshjeve të mëdha të borës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

 Në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve.

Si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në thirrjen e Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat