Policia në terren, apelojnë qytetarët për respektimin e masave

Kosova

Policia në terren, apelojnë qytetarët për respektimin e masave

Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:10
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës çdo ditë po vazhdon kontrollet në të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Përmes faqës së tyre zyrtare, Policia kanë apeluar tek qytetarët për respektimin e masave antiCovid.

“Patrullat policore angazhohen gjithandej vendit në çdo kohë, duke kryer detyrat policore dhe duke u angazhuar për të zbatuar ligjet e vendit.

Zbatimi i Ligjit AntiCovid-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik!”, thuhet ndër të tjera nga Policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat