Në QKMF në Podujevë pranohen 9 mjekë, Bulliqi: Të lehtësohet sadopak situata me staf mjekësor

Kosova

Në QKMF në Podujevë pranohen 9 mjekë, Bulliqi: Të lehtësohet sadopak situata me staf mjekësor

Nga: A.SH Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:54
Foto nga takimi

Së fundi nga QKMF në Podujevë janë largaur 12 mjekë të cilët kanë shkaur në specializim.

Mirëpo, sadopak mungesa e tyre do të lehtësohet nga pranimi i 9 mjekëve.

Kryetari Shpejtim Bulliqi u uroi për punën e re dhe iu dëshiroi shumë suksese në misionin e tyre fisnik në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore pacientëve në nevojë.

Postimi në Facebook:

Sot prita në takim 9 mjekët që janë pranuar së fundi në konkursin e shpallur nga QKMF në Podujevë. Mjekët i urova për punën e re dhe iu dëshirova shumë suksese në misionin e tyre fisnik në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore pacientëve në nevojë.

Me ardhjen e tyre lehtësohet situata me staf mjekësor, sepse shkuarja në specializim e disa mjekëve ka vështirësuar funksionimin e disa QMF-ve dhe ka mbingarkuar stafin e QKMF-së.

Mjekët e rinj i mirëpritëm bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtorin e QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe kryemjekun Bajram Bajgora.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat