Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast me Covid-19 në Malishevë

Kosova

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast me Covid-19 në Malishevë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 15:11
Malishevë

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19 dhe gjendja mbetet e njëjtë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, me covid-19 janë regjistruar 1105 raste, prej tyre 1023 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 30 persona.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.112 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 30 raste, Ferizaj 9 raste, Podujevë 9 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Gjakovë 6 raste, Istog 6 raste, Drenas 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Prizren 3 raste, Lipjan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Rahovec dhe Viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat