Kompania e madhe “Speex” po punëson me qindra të ri e të reja nga Vushtrria

Kosova

Kompania e madhe “Speex” po punëson me qindra të ri e të reja nga Vushtrria

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:24
Vushtrri

Të rinjtë e të rejat janë duke e gjetur vetën në një vend ku nuk dallon asgjë nga korporatat e mëdha globale. Familja e madhe e kompanisë “Speex” tashmë ka mbushur 50 për qind të kapaciteteve. Janë 250 persona të cilët sot punojnë aktiv në këtë kompani të hapur në kohë pandemie në Vushtrri edhe 107 studentë të cilët po ndjekin akademinë e saj.

Kushtet e punës, menaxhimi total perëndimor, hapësira kreative dhe menaxhimi në karrierën e secilit prej të punësuarve bën që të jetë referencë edhe e kompanive me renome botërore.

Ndërmarrësi i suksesshëm, Fikret Murati, i cili rritur në Zvicër, por u kthye për ta hapur kompaninë e suksesshme “Speex” thotë për KosovaPress se gjatë pandemisë kanë mbushur këtë vend me 50 për qind të kapaciteteve.

Murati: Ky vend është hapur para një viti në kohën e pandemisë

“Ky vend është hapur para një viti në kohën e pandemisë, kemi pasur një hapje solemne me rrethin e ngushtë ngaqë edhe masat kanë qenë pak më ndryshe se tash që janë vendosur prej qeverisë Kurti. Sot jemi mbledhur së bashku që të celebrojmë këtë ditë të shenjtë për neve si kompania Speex, ngaqë jemi mbushur sot me 50 për qind të kapaciteteve të mundshme në këtë vend të punës. Për çka është moment i mirë, arsyeja është shumë e thjesht, në kohën e pandemisë kemi arritur me mbush këtë vend me 50 për qind të kapaciteteve”, tregon ai.

Meqë kompania është hapur në kohë të pandemisë, ai tregon se kanë pasur vështirësi në rekrutimin e njerëzve. Por shton se puna e tyre ka marrë hov, e tashmë janë duke bashkëpunuar me kompani e partner me renome botërore.

Murati: Punojmë me partner me renome botërore

“E para çfarë duhet të celebrohet është që jemi produkt vendor, jemi kompani shqiptare e cila ka lidhje direkte me vendet perëndimore. I kemi partnerët shumë serioz, punojmë me partner me renome botërore. Jemi pak më të veçantë prej faktit që jemi produkt vendor”, shton ai.

Murati tregon se çka saktësisht punohet në kompaninë që ai po udhëheq.

Murati: Fuqia punëtore është e kualifikuar ta zotërojë gjuhën e tyre

“250 persona të cilët sot punojnë aktiv në Speex në Vushtrri edhe 107 studentë të cilët sot janë në aktivitet e tyre... Ne jemi një kompani Business Process Outsourcing, e thënë në shqip i marrim proceset e kompanive me renome botërore edhe i sjellin në Kosovë ngaqë fuqia punëtore është e kualifikuar ta zotërojë gjuhën e tyre. Po ashtu i kemi një intelegjencë të duhur, definitivisht mund të them që jam krenar që shqiptarët e zotojnë. I përpunojmë ato procese edhe i përfundojmë punën prej Kosovës për kompanitë e ardhshme”, thekson ai.

Fjalë të mira për këtë kompani pati edhe i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Tahiri: Speex u ka dhënë shans të rinjve dhe të rejave të Vushtrrisë

“Ardhja e juaj, ardhja e Speex në Vushtrri, e ka bërë më të këndshme, më të mirë qytetin tonë. U ka dhënë shans të rinjve dhe të rejave të Vushtrrisë, me pas një punë, me realizuar një ëndërr edhe me realizuar vetveten e vet. Kur tha 250 të punësuar, me të vërtetë është një krenari e jashtëzakonshme, përveç atyre janë edhe 107 studentë që janë duke e përfunduar akademinë e Speex-it”, ka thënë Tahiri.

E pritshmëritë e Fikret Muratit janë të mëdha. Ai thotë për KosovaPress se për vitin 2022 presin që të kapin shifrën e 2000 punëtorëve.

Murati: Jemi më shumë se 1000 anëtarë, por synojmë ta kalojmë 1500 deri në fund të vitit

“Planet për vitet e ardhshme janë shumë të qarta. Ne tash jemi më shumë se 1000 anëtarë në Speex, po synojmë ta kalojmë 1500 është një shifër magjike për neve deri në fund të vitit. Fatmirësisht pandemia, masat po lirohen ngaqë aktivitetet tona do të shtohen vit për vit. Mendoj që kemi me mbërri, jemi në kurs ideal. Për vitin 2022 është më se e logjikshme të themi se do të kapim shifrën 2000”, përfundon ai.

Për të shënuar sukseset e vitit të parë të themelimit të kompanisë “Speex”, mbrëmë është organizuar pritje. Ku të pranishëm kanë qenë shumë mysafirë dhe vet i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat