Dy të moshuar mbesin pa rrymë që pesë ditë

Kosova

Dy të moshuar mbesin pa rrymë që pesë ditë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 21:59
Mursel Maliqi dhe bashkëshortja e tij Rrahime

78-vjeçari Mursel Maliqit dhe bashkëshortja e tij Rrahime ditët e pleqërisë po i kalojnë në vetmi brenda mureve të shtëpisë së vjetruar në Prekaz të Epërm.

Që të dy kanë probleme shëndetësore andaj pensionet që i marrin i shfrytëzojnë për barna dhe në pamundësi, faturat e energjisë elektrike ka vite që nuk i kanë paguar.

Pikërisht për këtë arsye, KEDS para pesë ditësh atyre ua ndali rrymën gjë e cila çiftit të moshuar ia ka vështirësuar edhe më tej jetën.

“E kanë ndal rrymën bile gjynah m’ka ardhë prej tij. Jom kanë në KEK pardje, kom kajtë. M’erdh gjynah. Thashë mu ka rrëzu plaku. Vallahin tha loke s’kem çka me të ba, qe po e thirri Bekimin. Që ta lëshon Bekimi, mirë e Zot, që s’ta lëshon, s’di çka me të ba. Tani tha hajt shko te shpija, edhe ma për këtë punë mos na u dokë ma këtu. Qashtu ma bani. E kur erdha qetu, pasha Zotin kom kajt si fëmija”, rrëfen 76-vjeçarja Rrahime Maliqi.

Si pasojë e kësaj, e moshuara duhet ta ndezë zjarrin për ta përgatitur ushqimin të cilin e bën me vështirësi për shkak se dorën e ka të thyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat