Lokalizohen zjarret në Malishevë

Kosova

Lokalizohen zjarret në Malishevë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Vatrat e zjarrit në Komunën e Malishevës kanë arritur të lokalizohen, por që kërkohet kujdes i shtuar i qytetarëve.

Në një takim të përbashkët në mes të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe Policisë së Kosovës, është diskutuar për situatën aktuale me zjarre në këtë komunë.

“Situata me zjarre në territorin e Komunës së Malishevës është e qetë dhe nën kontroll të plotë, përderisa edhe zjarret e dy ditëve më parë janë lokalizuar, por në të njëjtën kohë ju bëhet thirrje qytetarëve pa dallim, që të bëjnë të kujdes të shtuar dhe të mos ndezin hamulloret”, thuhet në komunikatën e kësaj komune.

Po ashtu u kërkua bashkëpunim me qytetarët për dhënien e informacioneve, si dhe kur ka nevojë të jepet edhe ndihmë për shuarjen e zjarreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat