Sot ngritje e lehtë e temperaturave, nesër rikthehet sërish shiu

Kosova

Sot ngritje e lehtë e temperaturave, nesër rikthehet sërish shiu

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 07:21
Ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht u vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Insituti bën të ditur se nuk përjashtohen mundësit që të ketë riga të intensitetit të dobët.

Dita e enjte parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë,

Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat