Shala i jep mbështetje Isni Kilajt në garën për kryetar të Malishevës

Kosova

Shala i jep mbështetje Isni Kilajt në garën për kryetar të Malishevës

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 15:12
Foto nga takimi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala, i ka dhënë mbështetje Isni Kilajt, i cili është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës.

Njoftimin e ka bërë të ditur vet Isni Kilaj.

Shala para rreth dy viteve kishte braktisur Nisman Socialdemokrate për t’iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në garën e balotazhit për kryetar të Malishevës më 17 nëntor do të jenë Ekrem Kastati, nga Nisma Socialdemokrate dhe Isni Kilaj, nga Partia Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat