​Hyseni u premton të rinjve llapjanë punësim dhe shkollim cilësor

Kosova

​Hyseni u premton të rinjve llapjanë punësim dhe shkollim cilësor

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:30
Pamje nga takimi

Në ditën e katërt të fushatës zgjedhore për balotazh, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka takuar të rinjtë e këtij qyteti, të cilëve u ka premtuar punësim dhe shkollim cilësor.

Ai po ashtu ka premtuar se dyert e komunës do të jenë të hapura në qeverisjen e tij për rininë e Llapit, siç i shpreh ai për realizimin e projekteve ideore.

Hyseni tha se vendimi i parë të cilin do ta marrë si kryetar do të jetë ai për të rinjtë, për ndarjen e 500 bursave për student të dalluar.

Hyseni: Të rinjtë nuk do të jenë në shërbim të komunës, por komuna në shërbimin të tyre

“Vendimin e parë që kam me marrë është 500 bursa për studentë të dalluar. Po ashtu staza biçikletave, salla të sportit, pishina gjysmë olimpike. Po ashtu për të rinjtë premtojmë salla trajnimi, salla leximi, galeri të arteve, dhe kështu që të gjitha këto të dedikuara për rini. Por, kryesorja është se të rinjtë nuk do të jenë në shërbim të komunës, por komuna në shërbimin tuaj”, theksoi ai.

Pretendenti për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni tha po ashtu se në programin e tij kanë zënë vend të veçantë të rinjtë për punësim dhe shkollim.

Hyseni: Dera e komunës do të jetë e hapur për të rinjtë

“Jam i kënaqur me pjesëmarrjen e të rinjve në këtë proces zgjedhor dhe në programin tonë do të kenë një vend të veçantë të rinjtë për punësim dhe shkollim. Për këto dy çështje ne do të mundohemi që të rinjtë t’i mbështesim në këtë mënyrë t’iu hapim mundësi të reja. Unë sot kam një mesazh për të rinjtë që dera e komunës do të jetë e hapur për të rinjtë dhe projektet e tyre do të gjejnë gjithmonë përgjigje pozitive. Prandaj, kjo mbështetje e tyre në fushatën për balotazh na ka dhënë motiv dhe bashkë do të ecim”, theksoi Hyseni.

Ekrem Hyseni sot gjatë ditës ka mbajtur edhe aktivitete të tjera me simpatizantë të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat