​Abdixhiku: Fushë Kosova me Burim Berishën kryetar është shndërruar në shtëpi të të gjithë qytetarëve

Kosova

​Abdixhiku: Fushë Kosova me Burim Berishën kryetar është shndërruar në shtëpi të të gjithë qytetarëve

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:41
Lumir Abdixhiku

Një ditë para përfundimit të fushatës për raundin e dytë për zgjedhjet lokale në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim elektoral në Fushë Kosovë, ku më 14 nëntor kandidati i kësaj partie Burim Berisha do të garojë me Enver Bajçincën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e kësaj partie për të parin e Fushë Kosovës, Burim Berisha, duke thënë se LDK-ja në këtë komunë në garën e balotazhit më 14 nëntor do të dalë fituese.

Abdixhiku: Fushë Kosova do të jetë e pamposhtur më 14 nëntor

"Është hera e dytë që po vij në tubime radhazi në këto ditë dhe më 14 nëntor Fushë Kosova do të jetë e pamposhtur. Ju qytetarët keni kthyer Lidhjen e Ibrahim Rugovës. Prandaj gjatë këtyre viteve keni një kryetar të jashtëzakonshëm, i cili është udhëheqësh nacional, e ka kthyer Fushë Kosovën në qytet të jetueshëm, ku është bërë shtëpi e të gjithëve. Këtu i ftoj të gjithë banorët, nga Lugina dhe Medvegja, sepse Burimi dhe LDK është shtëpi e tyre. Unë jam i lumtur që na keni dhënë besim në raundin e parë", tha Abdixhiku.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës Burim Berisha është zotuar se gjatë mandatit të ri katërvjeçar do të rregullojë edhe më shumë shkolla dhe shtigje të biçikletave. Ai po ashtu u zotua se do ta shndërrojë Fushë Kosovën në mesin e pesë komunave më të zhvilluara në Kosovë.

Berisha: Fushë Kosovën do ta bëjmë ndër 5 qytetet më të zhvilluara

"Sepse janë kandidatë të vlerave, kandidatë të pakontestueshëm, kandidatë që i japin vlerë edhe ne, edhe të tjerëve. Do të krijojmë një strukturë të fuqishme për disa vite të ardhshme në Fushë Kosovë. Çka t’ju them për Fushë Kosovën, një mrekulli që po ndodh dhe nuk do të ndalemi derisa të bëjmë ndër pesë qytetet më të zhvilluara dhe ajo nuk bëhet vetëm me ne dhe partnerët tanë, ajo bëhet vetëm me ne. Prandaj zhvillimi jonë do të vazhdojë, tani kur kemi bërë edhe shumë rregullime të ujit, do ta rregullojmë edhe më tutje. Do rregullojmë edhe shumë gjëra të qytetit tonë, do të ketë më shumë shkolla dhe nxënës, do të ketë salla të sportit si kjo. Ne kemi 16 salla në një komunë të vogël, kemi 19 fusha të sportit, do të bëjmë edhe të tjera. Do të bëjmë shkolla me teknologjinë më të përparuar. Do t’ua bëj sektorin privat duan edhe rekreacion, edhe te Nakarada do t’ua bëj edhe disa hektarë. Do të bëj shtigje të ndryshme nga Grabovci deri në Golesh. Do të bëj shtigje të biçikletave që si ka asnjë komunë. Do të vazhdojmë që siguria në qytet dhe në katund të jetë 100%. Do të bëjmë rregullimin e trafikut, do të bëjmë rreth-rrotullim", ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat