​Sonte bllokohet për qarkullim rruga Lumi i Madh-Maxhunaj i Vushtrrisë

Kosova

​Sonte bllokohet për qarkullim rruga Lumi i Madh-Maxhunaj i Vushtrrisë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 17:31
Rruga Lumi i Madh-Maxhunaj i Vushtrrisë

Për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm, sonte rruga nga Lumi i Madh deri në Maxhunaj, do të jetë e bllokuar për qarkullim.

Rruga do të bllokohet  sonte prej orës 23:00 deri në orën 03:00.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u bën thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugën alternative regjionale R220: Mitrovicë - Frashër - Bukosh - Druar - Mihajliç - Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas.

Njëherësh, ministria kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat