A janë të drejta kërkesat e Sindikatave në këtë kohë krize ekonomike në vend?!

Kosova

A janë të drejta kërkesat e Sindikatave në këtë kohë krize ekonomike në vend?!

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Sindikatat duhet të jenë më racionale në kërkesat e punëtorëve, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike në vend dhe mundësit e kufizuara buxhetore për rritje rrogash.

Kosova është e të gjithëve, prandaj kur kërkojmë prej saj duhet ta dimë edhe sa i kemi dhënë, sepse në qoftë se vetëm i marrim pa i dhënë asgjë, do ta varfërojmë deri në atë shkallë sa që do të detyrohemi të jetojmë të varfër, edhe pse Kosova vërtetë është vend i pasur me resurse ekonomike natyrore.

Në qoftë se ndaj tyre do të sillemi me përgjegjësi, nuk ka për të ndodhur asnjëherë që si popull - qytetarë të këtij vendi të detyrohemi të jetojmë të varfër apo ta lëshojmë Kosovën, këtë tokë të bekuar nga zoti më të gjitha të mirat, për të gjetur punë diku tjetër për ta siguruar ekzistencën siç po ndodhë tani e sa vite pas çlirimit.

Nuk ka tragjedi më të madhe se të detyrohesh ta lëshosh një vend të pasur si Kosova, për të ikur në vende tjera me shpresën se do të jetosh më mirë, mirëpo kjo ndodhë kur pasuritë natyrore të Kosovës keq menaxhohen nga ata, të cilëve populli - qytetarët e Kosovës ia kanë besuar fatet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat