​Krasniqi: Me qeverisjen e Totajt, Prizreni do të shndërrohet në qendër të kulturës e turizmit në Ballkan

Kosova

​Krasniqi: Me qeverisjen e Totajt, Prizreni do të shndërrohet në qendër të kulturës e turizmit në Ballkan

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 17:12
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren për ta uruar kryetarin e ri Shaqir Totaj pas marrjes së detyrës në krye të kësaj komune.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathë e të pa kompromis ndaj të keqes, siç është Totaj.

Postimi i plotë:

Pas marrjes së detyrës zyrtare, sot vizitova kryetarin Shaqir Totaj, për t'i uruar punë të mbarë në katër vitet e ardhshme në udhëheqjen e Prizrenit, kryeqytetit tonë kulturor e historik. Pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathë e të pa kompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj.

Me qeverisjen e Shaqir Totajt, Prizreni do të zhvillohet dhe shndërrohet në një qendër të kulturës e turizmit në Ballkan. Për këtë, garanci kryesore është përvoja e tij udhëheqëse dhe dashuria e madhe që ka për Prizrenin dhe prizrenasit. Gjithmonë duke qeverisur drejtë, pa dallime e duke qenë Kryetar i secilit e për secilin. Të priftë e mbara, Shaqë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat