Për 48 orë janë ndaluar 15 persona

Kosova

Për 48 orë janë ndaluar 15 persona

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, për 48 orë janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave në tre raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat