Rrahja brutale në Prizren, zbardhet sesi ndodhi komplet ngjarja

Kosova

Rrahja brutale në Prizren, zbardhet sesi ndodhi komplet ngjarja

Më: 25 janar 2022 Në ora: 16:42
Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjete ditë të pandehurit L.U.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer veprat penale “sulm” dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

“Me datë 22 janar 2022, në orët e mesnatë, në Prizren,  ne bashkëveprim edhe me dy të pandehur të tjerë (të cilët aktualisht janë në arrati), me dashje përdorin forcën ndaj të dëmtuarit L.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin në mes veti, derisa i dëmtuari L.M., ishte i ndalur me automjetin e  tij, të pandehurit fillimisht tentojnë ta nxjerrin te dëmtuarin nga vetura, e me pas i pandehuri L.U., me një shkop druri e godet te dëmtuarin L.M., ne kokë dhe trup e me pas edhe dy të pandehurit tjerë e godasin me mjete te forta-shkop druri të dëmtuarin L.M., ne pjesë të ndryshme të trupit por që nuk i shkaktojnë dëmtime të dukshme trupore.

Me datë, kohë, vend të njëjtë si më lartë, i pandehuri L.U., dëmton pasurinë e personit tjetër, konkretisht automjetin e të dëmtuarit L.M., në atë mënyre që pas përfundimit të përleshjes fizike mes tyre, ne shenjë revolte me mjete të forta e godasin automjetin duke ia thyer xhamat, me ç’ rast me këtë veprim të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat