Pacolli-Krasniqi: Statusi i të mbijetuarave të dhunës seksuale të garantohet përjetësisht me ligj

Kosova

Pacolli-Krasniqi: Statusi i të mbijetuarave të dhunës seksuale të garantohet përjetësisht me ligj

Më: 14 prill 2022 Në ora: 19:07
Sebahate Pacolli – Krasniqi

Sebahate Pacolli – Krasniqi nga Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, ka thënë që kanë adresuar një listë me kërkesa tek Qeveria dhe Presidenca, me rastin e 14 Prillit – Ditës së të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në mesin e kërkesave është që viktimat që aplikojnë për njohjen e statusit të tyre, të mos kufizohet në 5 vjet, por të jetë e drejtë e përhershme e garantuar me ligj.

Këtë deklaratë, Pacolli – Krasniqi e ka thënë në kuadër të emisionit “News Talk”.

Ajo ka treguar po ashtu se është kërkuar që dita e 14 Prillit të njihet ligjërisht si ditë zyrtare memoriale për Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat