Aksion i Inspektoratit në Podujevë, lirohen hapësirat publik në qytet

Kosova

Aksion i Inspektoratit në Podujevë, lirohen hapësirat publik në qytet

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Inspektoriati i komunës së Podujevës ka realizuar aksion në largimin e rrethojave në prona publike, ky aksion është ndërmarrë në rrugën “28 Nëntori”, me qëllim të lirimit të hapësirave publike.

Prezent në këtë aksion ishte edhe drejtori, Besnik Mulliqi.

Aksioni është realizuar nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës dhe është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Edhe në ditët në vazhdim do të realizohen aksione të tilla në funksion të lirimit të hapësirave publike, përfshi gjithë territorin e Komunës së Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat