Shtëpia e Ukshin Hotit, vendi i kujtesës kombëtare

Kosova

Shtëpia e Ukshin Hotit, vendi i kujtesës kombëtare

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:17
Kjo shtëpi në Krushë të Madhe tash e disa vite pret vizitorë nga e gjithë Kosova

Shtëpia e intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Ukshin Hoti është shëndrruar në muze para disa vitesh. Ky i fundit vazhdon të jetë i zhdukur.

Shtëpia e intelektualit Ukshin Hoti tash e dy dekada është kthyer në vendin e kujtesës për ata që nuk e përjetuan luftën.

Kjo shtëpi në Krushë të Madhe tash e disa vite pret vizitorë nga e gjithë Kosova. Ndonëse shtëpia është restauruar, oborri i saj ka mbetur ende i pa përfunduar.

Është vendi kur dy dekada më parë jetonte intelektuali, Ukshin Hoti.

Pllakata e vendosur në hyrje të saj tregon se tashmë ky objekt është kthyer në simbol të kujtesës.

Shtëpia e tij në Krushë të Madhe, fshat ku Hoti qëndroi derisa u burgos dhe më pas u zhduk, është bërë vend i bashkimit të gjeneratave.

Më t’u hapur dyert, kujtimet janë të parat që ndeshen me sytë e vizitorëve.

Portreti i tij i vendosur në çdo hapësirë të dhomave është shenjë e atyre që kthehen në këtë objekt për të mos e harruar të kaluarën.

“Po mas shumti ju intereson me i pa figurat e Ukës. Ka foto që i binë ata që vijnë me vizitu. Secili që vjen e bjen një portret të tij”, ka thënë Blerim Shala, ciceron.

Libri i vendosur në mes të dhomës duket se bartë fjalët më të zgjedhura të vizitorëve, e të cilët nuk janë të paktë.

Vetëm një dhomë më tej, rrobat e vendosura në një kornizë prej çelqi  duket sikur janë të vendosura në trupin e tij.

Kthimi në këtë objekt disa vite pas për t’u kujdesur ka kthyer kujtimet e fëmijërisë për Shalën.

“Fillim më ka ardh rëndë por tash jam adaptuar. Shumë rëndë më ka ardhë. E kujtoj si një njëri të mirë, të qeshur e të zgjuar. Vike të unë si mysafir në shtëpinë time”, ka shtuar ndër të tjera Shala.

Ndonse ky objekt është kthyer në vendin e rrëfimit për ata që nuk e përjetuan luftën, pjesa jashtë saj duket se ka ngecur në restaurim.

Shtëpia e intelektualit dhe atdhetarit të shquar është shëndrruar në muze para disa vitesh.

Ukshin Hoti vazhdon të jetë i zhdukur edhe pse kanë kaluar 20 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Filozofi dhe aktivist shqiptar për shkak se përkrahu demostratat e vitit 1981 në Prishtinë, u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave.

Më 1994 u dënua me 5 vite në burgim.

Më 16 maj të vitit 1999, kur dënimi i tij arriti fundin dhe duhej të lirohej, Hoti u mor peng nga rojet e burgut dhe sot e asaj dite nuk është parë më.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat