​Reshjet e shiut, Shtime: Situata nën monitorimin e autoriteteve emergjente komunale

Kosova

​Reshjet e shiut, Shtime: Situata nën monitorimin e autoriteteve emergjente komunale

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 19:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Shtimes Qemajl Aliu ka bërë të ditur se autoritetet komunale në vazhdimësi janë duke përcjellë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të shiut në këtë komunë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nga vizitat që kanë zhvilluar në disa fshatra dhe lokacione deri tani fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë rast emergjent dhe situata është nën monitorimin e autoriteteve emergjente komunale.

“Në rast se shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë, kjo mund ta shtojë edhe rrezikun e vërshimeve dhe përmbytjes, por ekipet përkatëse komunale janë të përgatitura për ndërmarrjen e masave preventive me gjitha kapacitetet poseduese për ndërhyrje.

Gjitha strukturat lokale, me theks ekipet emergjente janë në gjendje të plotë gatishmërie për intervenim, në eleminimin e vështirësive eventuale që mund të paraqiten. Ftojmë qytetarët që për raste emergjente të kontaktojnë këtë numër të ekipeve emergjente: 080072000”, ka shkruar Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat