Miratohet lista e shërbimeve esenciale që do të kryhen nga gjykatat

Kosova

Miratohet lista e shërbimeve esenciale që do të kryhen nga gjykatat

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 12:50
KGJK

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) sot ka informuar se ka miratuar listën e shërbimeve esenciale që do të kryhen nga gjykatat, nga sot e deri më 8 dhjetor 2022.

Siç ka informuar KGJK, vendimi hyn në fuqi sot.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme që ka mbajtur dje, ka marrë vendim për reduktimin e punës së gjykatave dhe të njëjtat do të punojnë vetëm për shërbimet esenciale. Këshilli ka kërkuar nga qeveria e Kosovës të anulojë vendim për uljen e pagave dhe e ka quajtur atë kundër kushtetues. Sipas tyre, një vendim i tillë është dekurajim për gjyqtarët dhe do të ndikojë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në mbledhjen e djeshme, qeveria e Kosovës ka marrë vendim për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. Qeveria ka vendosur që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë si para vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat