KRU “Prishtina” njofton për mungesë të ujit në disa zona në Fushë Kosovë

Kosova

KRU “Prishtina” njofton për mungesë të ujit në disa zona në Fushë Kosovë

Më: 26 maj 2023 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

KRU “Prishtina” ka njoftuar se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, sërish ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

Si pasojë, KRU “Prishtina” njofton se Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 23:oo deri nesër në ora 06:00.

Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, kemi sërish ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.
Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 23:00 dhe do zgjasë deri në orën 06:00
”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, KRU “Prishtina” njofton se si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës.

Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat