Marsh në mbështetje të popullatës shqiptare të Kosovës Lindore - Bota Sot
Marsh në mbështetje të popullatës shqiptare të Kosovës Lindore

Kosova

Marsh në mbështetje të popullatës shqiptare të Kosovës Lindore

Më: 14 janar 2013 Në ora: 13:28

Serbia po i fyen edhe të vdekurit në Luginën e Preshevës, thanë sot një grup studentesh të Universitetit të Prishtinës, të cilët për të mërkurën paralajmërojnë marshin në mbështetje të popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës. “Ne studentet e Universitetit të Prishtinës, nuk do të qëndrojmë indiferent ndaj sjelljeve të udhëheqjes serbe kundër shqiptarëve të Luginës”, tha Arben Mehmeti, njëri nga organizatorët e marshit.

Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës, paralajmëruan se të mërkurën, në orën 12:00, do të fillojnë marshim me moton “ Eja edhe ti në mbështetje” i cili ka qëllim të informoj shqiptarët e Luginës se Preshevës, se studentët janë në mbështetje të tyre.

“Të ju tregojmë edhe institucioneve të Serbisë edhe qeverisë së Daçiqit se nëse cenon dhe fyen vlerat tona kombëtare, atëherë nuk po cenon dhe fyen vetëm vlerat e shqiptareve në Kosovën Lindore, por po prek të gjithë shqiptaret kudo që janë. Ne po kërkojmë nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë edhe të institucioneve ndërkombëtare që të kenë më shumë presion edhe trysni ndaj të drejtave dhe shqiptareve që po ju cenohen në Luginë dhe kudo që janë shqiptarët”, tha Astrit Gjoci, njëri nga organizatoret.

Arben Mehmeti, theksoi se marshi është i organizuar nga studentet e Universitetit të Prishtinës dhe do të filloj të mërkurën në orën 12:00. “Para Bibliotekës Kombëtare ku do të nisem drejtë sheshit “Nëna Terezë” dhe do të ndalemi para Teatrit Kombëtar”, tha ai.

Organizatoret u bëjnë thirrje që marshit t’i bashkohen jo vetëm studentët, por edhe qytetarët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...