Pritet të merret një vendim rreth lapidarit të UÇPMB-së

Kosova

Pritet të merret një vendim rreth lapidarit të UÇPMB-së

Më: 19 janar 2013 Në ora: 15:31

Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të Luginës janë duke mbajtur takim me OVL të UÇPMB-së dhe familjarët e dëshmorëve, rrethë çështjes së lapidarit. Takimi, i cili ka filluar në orën 11:00 është duke vazhduar edhe në këto moment.

Sipas burimeve brenda takimit, familjarët e dëshmorëve janë duke u njoftuar për bisedimet që kanë përfaqësuesit politikë me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me OSBE-në, dhe propozimet që vijnë për zhvendosjen e lapidarit.

Po sipas këtyre burimeve qëndrimi i përbashkët i të gjithë pjesëmarrësve në takim është që lapidari nuk do të zhvendoset, mirpo ende nuk ka ndonjë vendim.

E nëse vie eventualisht deri te zhvendosja e tij, atëherë pala shqiptare ka disa kushte në drejtim të Qeverisë serbe dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Në shkëmbim të zhvendosjes së lapidarit kërkohet që problemet politike të Luginës të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, forcat e shumta të xhandarmërisë të zhvendosen nga Lugina e Preshevës, pozita e rëndë ekonomike dhe papunsia të eliminohen duke krijuar vende të reja të punës dhe hapje të fabrikave.

Në takim janë duke marrë pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, të prirë nga shefi i OSBE-së në Bujanoc, Eric Manoton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat