Shumë orë pa rrymë, qytetarët bllokojnë rrugën Prizren – Dragash

Kosova

Shumë orë pa rrymë, qytetarët bllokojnë rrugën Prizren – Dragash

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 21:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup i qytetarëve ka bllokuar rrugën Prizren – Dragash, si shenjë proteste të mungesës së rrymës që dy ditë.

Pamjet nga protesta janë publikuar në rrjetin social, Facebook.

“Që 2 ditë pa rrymë e me plotë borë e akull, qytetarët që askush s’iu bënë zgjidhje,  janë detyruar t’a bllokojnë  rrugën Prizren- Dragash në shenjë proteste”, ka shkruar qytetari Mevludin Krasniqi.

Megjithatë ai ka njoftuar se pas protestës rryma është rregulluar.

Vendin tonë që nga mëngjesi e ka përfshirë mot me erëra të fuqishme dhe borë të dendur.

KEDS ka njoftuar se kjo ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, veçanërisht në zonat malore.

Ekipet e KEDS-it, thonë se që nga mëngjesi në numër të shtuar, kanë punuar pa pushim dhe kanë rikthyer shumë linja në funksion.

Megjithatë, sipas tyre ekipet po përpiqen të intervenojnë edhe në zonat ku qasja është më e vështirë dhe më sfiduese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat