Tejkaloi kolonën - 150 euro gjobë e masa tjera ndaj drejtuesit të veturës në Viti

Kosova

Tejkaloi kolonën - 150 euro gjobë e masa tjera ndaj drejtuesit të veturës në Viti

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 08:38
Gjoba e shqiptuar

Zyrtar policor të Stacionit në Viti gjatë kontrollit në trafik në rrugën “Hoxhë Jonuzi” kanë hasur në një kundërvajtës i cili gjatë ngasjes së automjetit bënë tejkalim të kolonës me automjet duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre muajsh.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat