Serbët që masakruan shqiptarët, në zgjedhje

Kosova

Serbët që masakruan shqiptarët, në zgjedhje

Më: 11 tetor 2013 Në ora: 08:54

Kriminelët serbë të certifikuar nga KQZ-ja


Në Komisionin Qendror Zgjedhor janë certifikuar edhe katër serbë të dyshuar për krime lufte, të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë. Gjokica Stanojeviq, Nebojsha Jovanoviq, Bogoljub Saviq dhe Milenko Jovanoviq kanë konkurruar për asamblistë në Kuvendin Komunal të Gjakovës, madje janë certifikuar edhe nga KQZ-ja. Këta emra gjenden në listën G.I.SRPSKA. Këtë e ka konfirmuar edhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi.
Kështu KQZ-ja përveç që ka shkelur ligjin duke certifikuar persona të cilët nuk janë qytetarë të Kosovës, ata madje njihen edhe për maltretimin e shqiptarëve gjatë kohës së luftës, në Burgun e Dubravës. Këtë e konfirmojnë edhe dëshmitarët.

Stanojeviq vrasës
Kështu Afrim Caka nga shoqata e ish të burgosurve politik dhe njëri nga të nga të mbijetuarit e masakrës së Burgut të Dubravës, ka dhënë informacione për këtë temë.
“Gjokica Stanojeviq ka qenë kryetar komune i instaluar në komunën e Gjakovës dhe ka qenë edhe kryetar i mbrojtjes popullore, të cilën çdo ditë në komunën e Gjakovës janë mbajtur mbledhje dhe janë marrë vendime se cila lagje duhet të sulmohet e kush duhet të vritet dhe kush duhet të arrestohet”, ka thënë Caka.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)


-------
Fondi për të Drejtën Humanitare, (HDH)me seli në Beograd, ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për Krime Lufte të Serbisë ndaj komandantëve dhe pjesëtarëve të ish Ushtrisë Jugosllave dhe Njësive Speciale të Policisë, të cilët dyshohen për vrasjen e 78 shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat