Në garën për Kryeprokurorin edhe 8 kandidatë, fituesi dihet në qershor - Bota Sot
Në garën për Kryeprokurorin edhe 8 kandidatë, fituesi dihet në qershor

Kosova

Në garën për Kryeprokurorin edhe 8 kandidatë, fituesi dihet në qershor

Më: 13 maj 2014 Në ora: 21:21

Përzgjedhja e kryeprokurorit të Shtetit do të bëhet më së largu deri në fillim të qershorit. Ekspertë juridikë thonë se kryeprokurori i ri duhet të jetë me integritet të lartë, ndërsa do të përballet me sfida të shumta, ndër më kryesoret me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zgjedhjet që kanë përshkuar Republikën e Kosovës, në vitin 2014 kanë përfshirë edhe organin
më të lartë të akuzës. Në garën për Kryeprokuror të Shtetit, e cila po shkon drejtë fundit, kanë mbetur
8 kandidatë, prej të cilëve 3 do të futen në listën e ngushtë, e cila do të votohet nga anëtarët e
Këshillit Prokurorial të Kosovës për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri të Shtetit. Përzgjedhja e Kryeprokurorit
mund të përfundojë gjatë këtij muaji, ose më së largu në javën e parë të muajit qershor.
Problemet e mëdha në sistemin prokurorial, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të
jenë sfidat më të mëdha të Kryeprokurorit të ri të Shtetit. Në këtë fazë, kandidatët, të cilët po e vazhdojnë
garën për Kryeprokuror të Shtetit janë: Sylë Hoxha, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit,
Agron Galani, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Pejës, Jusuf Mejzini, prokuror në Zyrën e
Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Apelit në Prishtinë, Shyqri Syla, Kryeprokuror i
Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Jetish Maloku, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore tëGjilanit, Ali Rexha, prokuror në Prokurorinë Speciale si dhe Laura Pula, prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Emisioni “Betimi për Drejtësi” ka intervistuar kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për sfidat dhe vizionin
e tyre për sistemin prokurorial në vend.

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” avokati Dastid Pallaska thotë se Kryeprokurori i ri i Shtetit, duhet të jetë hero
ishtetëndërtimit të Kosovës.
Pallaska thekson se kriteret bazë për përzgjedhjen e Kryeprokurorit duhet të bazohen në integritetin e tij.
Kandidati që duhet të zgjidhet Kryeprokuror duhet tëzgjidhet sikurse në vendet demokratike, thotë Pallaska.
Institucionalizimi i rolit të Prokurorit të Shtetit do të jetë ndër sfidat e para të Kryeprokurorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...