Krasniqi: Pse heshtin qeveritarë tanë? Komandantët e UÇK-së në burg e Ivanoviq në shtëpi - Bota Sot
Krasniqi: Pse heshtin qeveritarë tanë? Komandantët e UÇK-së në burg e Ivanoviq në shtëpi

Kosova

Krasniqi: Pse heshtin qeveritarë tanë? Komandantët e UÇK-së në burg e Ivanoviq në shtëpi

Më: 21 janar 2016 Në ora: 20:10

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook duke komentuar vendimin e Gjykatës ndaj Oliver Ivanoviqit ka thënë se kemi standarde të dyfishta në zbatim të ligjit.

Ai ka shtuar se komandantët e UÇK-së janë në burg, ndërkaq Ivanoviqi në shtëpi edhe pse është dënuar me nëntë vite burg.

Lexoni postimin e tij:

Pse heshtin qeveritarë tanë?

Kur ligji zbatohet në mënyrë selektive ndodhë edhe kjo.

Për të njëjtën masë të shqiptuar nga gjykata gjithnjë duhet të zbatohen standarde të njëjta.

Ligji parasheh që për dënimet mbi 5 vite, i dënuari, vendimin e shkallës së dyte e pret në paraburgim. Sot Oliver Ivanoviqi u dënua me nëntë vjet burg. Gjykata e la në arrest shtëpie e jo në burg sipas ligjit.

Pse, për të njëjtën masë gjyqësore kemi standarde te dyfishta në zbatim të ligjit. Komandantet e UCK-së janë në burg, Ivanoviqi në shtëpi edhe pse është dënuar me nëntë vite burg.

Sot vendimi i Gjykatës Themelore te Mitrovicës, len për të dyshuar se drejtësia është nda në bazë të marrëveshjes politike dhe jo sipas ligjit.
Deri kur kështu!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...