Gropa rrezikojnë qytetarët në Drenas

Kosova

Gropa rrezikojnë qytetarët në Drenas

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 20:33
Llapushniku i Drenasit

Të shpeshta janë gropat në Komunën e Drenasit.

E rreziku që paraqesin për jetën e qytetarëve, ka bërë që inspeksioni i kësaj komune të hartoj një plan për eliminimin e tyre.

Edhe pse numri i këtyre gropave është i madh në tërësi, më shumë se 10 nga to cilësohen me rrezikshmëri të lartë.

E në gjithë Komunën e Drenasit, vetëm 2 të tilla janë nga vendnxjerrjet e zhavorit me leje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor..

Në Llapushnik të Drenasit, këto gropa janë në numër të shumtë.

Kjo edhe po i shqetëson banorët e kësaj pjese. Banorët e kësaj pjese thonë madje se në këto gropa më herët ka pasur edhe viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat