Kurti: Vetëvendosje po rritet edhe në Drenas

Kosova

Kurti: Vetëvendosje po rritet edhe në Drenas

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 11:17
Vetëvendosje në Drenas

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, anëtari i Kryesisë Sami Kurteshi dhe kryetari i Qendrës së Drenasit - Shemsi Elezi, sot vizituan Drenasin, njofton kumtesa partiake.

Gjatë vizitës në tregun e kësaj komune, ata bashkëbiseduan me qytetarë për problemet e shumta të tyre dhe për mospërkrahjen nga Qeveria e Kosovës, e cila në vend të zhvillimit ekonomik ka zgjedhur që të imponojë procese të dëmshme për vendin.

Edhe ne Drenas është rritur përkrahja për Vetëvendosjen e cila po rritet në çdo komunë të Kosovës. Kjo u konfirmua edhe në këtë vizitë, sikurse edhe në takimet e tubimet e shumta në këtë komunë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat