A do e pranonte pozitën e kryeministrit Shpend Ahmeti?

Kosova

A do e pranonte pozitën e kryeministrit Shpend Ahmeti?

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 22:58
i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka thënë në Zona e Debatit, se ende nuk është diskutuar çështja e kandidimit të tij për Kryeministër të vendit.

Sipas Kryetarit Ahmeti, Vetëvendosje ka program tjetër ku gjithnjë konsultohet brenda saj se cili është i duhuri për detyrën në fjalë për të cilën secili prej tyre do të ishin të gatshëm për të pranuar.

”Nuk i kemi pas këto diskutime për të më zgjedhur mua kandidat për Kryeministër”.

”Ne kemi pas dëshirë dhe e kemi në program ta kemi sovranitetin për të vendosur kush është kandidati jonë”.

”Ky bën ky s’bën. Këto kanë qenë diskutimet tona brenda partisë”.

”Ne kemi një program secili prej nesh është i gatshëm t’i përgjigjet secilës detyrë që na u jepet”.

”Nëse merremi me sondazhe qëllimi është për me ardhë në pushtet. Por nuk është ajo çështje”.

”Ne nuk e kemi shpik idealizmin”.

”Nëse vendosin me qenë unë aktiv në politikë mbetëm Kryetar i Prishtinës”.

”Albin Kurti ka qenë kandidat i Vetëvendosjes kur s’kemi qenë të parët në sondazh”.

”I kemi ndal korrupsionin në Prishtinë,  kemi filluar punë të mira. Nuk mund të jetë Prishtina ishull e me bë ça të duash atu”.

”Jemi ne sepse besoj që kemi një organizatë qe kemi thur një program të shkurtë”.

”Sot me të lut me u bë Kryeministër duhet me menduar goxha mirë. Situatë më e vështirë pa siguri në vend në Ballkan, Trumpi President kjo është e rëndë”.

”Duhet me i ulë pak ambiciet personale e me i rrit ato kolektive”.

”Nuk fiton besimin e qytetarëve vetëm nëse del tre herë dhe flet në televizor”.

”Kosova nuk është mirë. Qytetari duhe të lexojnë, nuk ka gjasë mos me të kuptuar. Munden me të jap votën edhe kur ke vjedhë. Ata e çmojnë kontestin e Lëvizjes Vetëvendosje!” ka përfundaur Ahemti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat